Flash News

E-TJERA

Suedia dhe Finlanda në NATO, Meta dekreton ligjet

Suedia dhe Finlanda në NATO, Meta dekreton ligjet

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar dy ligje për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Me dekretimin e dy ligjeve, Meta i hap rrugë ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të dy vendeve.

Njoftimi:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjet si vijon:

– Ligj nr. 56/2022 “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës”;

dhe

– Ligj nr. 57/2022 “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë”.

Republika e Shqipërisë ka ndjekur me përparësi procedurat e brendshme ligjore lidhur me anëtarësimin e Republikës së Finalndës dhe të Mbretërisë së Suedisë në NATO.

Anëtarësimi i këtyre vendeve mike patjetër që është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria.

Jemi të bindur se anëtarësia e tyre do të ndikojë në forcimin e kontributit të përbashkët në këtë aleancë.

Së bashku qëndrojmë më të fortë!

Të fundit