Flash News

E-TJERA

Sula tregon pse u publikua dosja I. M: Kemi bërë verifikimin e figurave

Sula tregon pse u publikua dosja I. M: Kemi bërë verifikimin e

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula, ka treguar sepse u publikua dosja e shtetasit I. M.

E ftuar në studion e “Now” në Euronews Albania, Sula tha se njësoj sikurse u veprua me shtetasin I. M, ka ndodhur edhe me shumë persona të tjerë. Sipas saj, autoriteti ka bërë një njoftim standard ndaj edhe ka përdorur edhe inicialet.

Sula shtoi se nuk ka ende asnjë vendim për shtetasin I. M.

“Nuk kemi asnjë vendim për personin, ne kemi bërë publike njoftimet e institucionit. Kemi përdorur inicialet si gjithmonë, gjë që e kemi bërë për të gjithë. Të gjitha verifikimet e figurave ne i kemi bërë me iniciale. Institucioni ka publikuar një njoftim të thjeshtë se i jemi drejtuar sërish parlamentit pasi kemi  gjetur sërish informacione, është njoftim i publikuar në faqen tonë”, tha Sula.

Me publikimin e dosjes I. M dyshimet e para u hodhën mi ish-presidentin dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u akuzua si bashkëpunëtor me ish-Sigurimin e Shtetit. Vetë Meta i ka hedhur poshtë akuzat duke e quajtur raportin një falsifikim.

Kryetarja e Autoritetit ka rrëzuar deklaratën e Metës për falsifikim, teksa shprehet se dokumentet ruhen në mënyrë të rregullt.

“Kur japim dokumente, jepen të redaktuara, hiqen identitetet e personave të tretë, dokumentacioni ka të gjitha rregullat e parandalimit të manipulimit. Dokumentet janë edhe në formën mikrofilm, janë marrë nga Shërbimi Informativ në të dy versionet dhe janë identike”, sqaroi Sula.

Të fundit