Flash News

E-TJERA

Sumi rus në Ukrainë, Pollo: Pozicioni i Serbisë, shqetësuese për Kosovën

Sumi rus në Ukrainë, Pollo: Pozicioni i Serbisë, shqetësuese
Ish-deputeti i PD, Genc Pollo e ka cilësuar shqetësuese faktin që presidenti rus Putin ka aq shumë vite në pushtet dhe dyshimet janë që ai do të risjellë Perandorinë Cariste.
Duke folur edhe për situatën në Ballkan, Pollo shprehu në News 24 shqetësimin për Kosovën që mund të gjendet në një situatë të ngjashme nga Serbia.

Ka një situatë problematike, ndikimi i Rusisë është malinj. Problemi kryesor është jo Serbia si popull, por ajo e Vuçiçit, që është një kërcënim për rajonin. Shpresojmë të dëgjohet, e kemi thënë edhe më parë. Me vendimin që Vuçiç mori sot për të mos dënuar Rusinë. Sot jemi në një botë të re. Ai nuk iu bashkua sanksioneve, kemi një moment kthese që gradualisht do të japi efektet e veta. Këto janë çështjet e tyre.

Ne kemi zë, kur na dëgjojnë. Nisma e Ballkanit të Hapur ka sjellë përçarje në Ballkan dhe ka izoluar dhe ka vendosur në pozitë të vështirë Kosovën. Për shkak të pozicionit të ri të Serbisë që është goxha armiqësor ndaj BE, atëherë Kosova duhet të shfrytëzonte këtë moment për të lëvizur diplomatikisht që ato shtete që nuk e njohin të kapërcejnë problemet dhe të njohin Kosovën. Përgjegjësitë e sigurisë t’i marrë më shumë vetë Evropa, administrata Biden ka reaguar dhe ka ekspozuar të gjithë skenarin agresiv të Putinit, për të mos i lënë vend propagandës së tij, është thjesht luftë agresori. Muajt e fundit Ukraina po të ishte e armatosur do të ishte më mirë. SHBA-të mbeten pozitive në deklaratat e tyre dhe mbeten të angazhuara për sigurinë e Evropës, por në një periudhë të ardhshme fokusi dhe energjitë e tyre do të absorbohet nga Kina”, tha ish-deputeti.

 

 

Të fundit