Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sun e FMN: Rritja e kostos së jetesës po ndikon negativisht në kërkesën e brendshme

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që rritja ekonomike të ngadalësohet në 2% në vitin 2023, nga 3.7% që është vlerësimi për vitin 2022.
Shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun, thotë në një intervistë për “Monitor” se, rritja e kostos së jetesës ka filluar të ndikojë negativisht në besimin dhe kërkesën e brendshme, me inflacionin që ka arritur nivelet më të larta të dy dekadave në muajt e fundit, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë.
Si një parakusht për zhvillimin afatgjatë të vendit, shefja e FMN-së e vë theksin në ndërtimin e një sistemi tatimor më të drejtë, më efikas, më të thjeshtë dhe më transparent, që mund ta bëjë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja, ndërkohë që do të fuqizojë aktivitetin e brendshëm ekonomik, duke përfshirë stimujt e duhur ekonomikë dhe duke u përballur me nivelin e lartë të informalitetit.
Si e vlerësoni ecurinë e ekonomisë shqiptare në vitin 2022?
Pas një rimëkëmbjeje të fortë në vitin 2021, ekonomia shqiptare ruajti një vrull pozitiv në vitin 2022, pavarësisht tronditjes së ekonomisë globale nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.
Siç u diskutua në raportin e stafit të FMN-së, të botuar së fundmi për Konsultimin e Nenit IV me Shqipërinë 2022, ne presim që rritja reale e PBB-së të arrijë në 3.7% në vitin 2022, në mbështetje të aktivitetit të fortë në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe shërbime.
Është mjaft e dukshme që ardhjet e turistëve kanë tejkaluar kulmin para pandemisë së vitit 2019, me rreth 10% në vitin 2022.
Megjithatë, rritja e kostos së jetesës ka filluar të ndikojë negativisht në besimin dhe kërkesën e brendshme, me inflacionin që ka arritur nivelet më të larta të dy dekadave në muajt e fundit, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë. Me ushqimin dhe energjinë që përbëjnë gjysmën e shportës së konsumit të Shqipërisë, presionet e brendshme inflacioniste kanë filluar të rriten dhe inflacioni është bërë me bazë të gjerë.
Si e prisni ecurinë e ekonomisë së vendit në vitin 2023? Cilët janë faktorët që do të ndikojnë pozitivisht dhe negativisht?
Rritja pritet të ngadalësohet në rreth 2% në vitin 2023, duke reflektuar kushtet më të shtrënguara financiare, ngadalësimin në Europë dhe tërheqjen e politikave mbështetëse. Inflacioni është rritur, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë, dhe është bërë gjithnjë e më i gjerë.
Inflacioni total pritet të arrijë kulmin në muajt e ardhshëm dhe duhet të fillojë të ulet në vitin 2023. Inflacioni pritet të kthehet në objektivin e bankës qendrore prej 3% nga mesi i vitit 2024, teksa çmimet ndërkombëtare të mallrave pritet të stabilizohen, politikat fiskale dhe monetare të shtrëngohen dhe rritja, të ngadalësohet. Inflacioni bazë pritet të arrijë kulmin në vitin 2023, duke pasur parasysh efektet e raundit të dytë.
Vitet e fundit kanë treguar se shumë ngjarje janë të pamundura të parashikohen (si p.sh. shpërthimi i pandemisë dhe sulmi i Rusisë në Ukrainë). Sa e përgatitur është Shqipëria për të përballuar ngjarje të tilla në të ardhmen, ndërkohë që këto ngjarje kanë përkeqësuar financat e saj dhe kanë shtyrë planet për konsolidimin fiskal?
Përpjekjet e Shqipërisë në të kaluarën, për të ndërtuar amortizatorët e politikave dhe një kombinim i politikave të përshtatshme makroekonomike gjatë viteve 2020-‘21 e kanë ndihmuar vendin të përballojë ndikimin e goditjeve të njëpasnjëshme që nga viti 2019.
Megjithatë, domosdoshmëria për t’u përballur me krizat e njëpasnjëshme në vitet e fundit ka gërryer, në masë të madhe, amortizatorët e politikave fiskale të Shqipërisë.
Në mënyrë që të jetë e përgatitur për t’u përballur me goditjet e ardhshme, Shqipëria duhet të kombinojë amortizatorët e politikave fiskale me një konsolidim më ambicioz dhe më të besueshëm, të mbështetur nga një Strategji e shëndoshë Afatmesme e të Ardhurave (MTRS). MTRS duhet të finalizohet dhe zbatohet pa vonesa të mëtejshme. Një konsolidim fiskal më ambicioz do të ndihmonte gjithashtu në uljen e inflacionit dhe në rritjen e konkurrueshmërisë së Shqipërisë.
Objektivi i Buxhetit 2023 për një suficit të vogël primar — dhe në këtë mënyrë, përmbushja e kërkesës së bilancit primar në Ligjin për Buxhetin Organik, një vit përpara afatit — është një hap në drejtimin e duhur.
Por ne mendojmë se rruga e konsolidimit fiskal nga viti 2024 duhet të jetë më ambicioze, në mënyrë që të rindërtohet më shpejt hapësira për manovra të politikave. Ne rekomandojmë që qeveria të synojë për një suficit primar më të madh prej 1.5% në vitin 2024. Nëse rreziqet e rënies materializohen, stabilizuesit automatikë duhet të lejohen të funksionojnë dhe duhet të vendoset një mbështetje e mëtejshme, e përkohshme dhe e synuar për më të cenuarit.
Konsolidimi fiskal duhet të plotësohet me mbështetje fiskale të përkohshme dhe të synuar, për të mbrojtur grupet më të cenueshme. Forcimi i mbrojtjes sociale mund të ndihmojë në përmirësimin e instrumenteve të menaxhimit të krizave në Shqipëri, duke mundësuar mbështetje fiskale më efektive dhe të synuar.
Me borxhin publik ende të lartë dhe nevoja të mëdha për financim bruto, Shqipëria nuk mund të përballojë subvencione me bazë të gjerë, nga të cilat priren të përfitojnë, në mënyrë të papërshtatshme, ata që janë më mirë të pozicionuar ndaj mekanizmave të çmimeve.
Paqëndrueshmëria në tregun global të energjisë e ka vënë theksin në urgjencën e reformave vendimtare për të garantuar qëndrueshmëri financiare në sektorin e energjisë elektrike të Shqipërisë, për të zvogëluar rreziqet fiskale dhe për të rritur sigurinë e energjisë.
Cilat janë rreziqet dhe potencialet më të mëdha të ekonomisë shqiptare në terma afatshkurtër dhe afatgjatë?
Rritjet e mëtejshme të çmimeve të ushqimeve dhe energjisë janë një rrezik kyç, veçanërisht nëse ato shkaktojnë efekte më të mëdha të një raundi të dytë dhe trazira sociale. Inflacioni më i lartë dhe më i vazhdueshëm mund të ndikojë më tej mbi të ardhurat reale dhe të dobësojë perspektivat e rritjes.
Shtrëngimi më i rëndësishëm i kushteve financiare globale mund të pengojë aksesin e Shqipërisë në financimin e tregut të jashtëm. Ekonomia është gjithashtu e ndjeshme ndaj kushteve të pafavorshme të motit dhe një ndryshimi në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme, duke pasur parasysh kontributin në rritje të sektorit në ekonomi dhe ekspozimin në rritje të bankave ndaj sektorit.
-Rreziqet zbuten në njëfarë mase nga niveli i përshtatshëm i rezervave valutore të Shqipërisë. Për më tepër, hapja e bisedimeve të pranimit në BE, në korrikun e kaluar, shënon një moment historik të rëndësishëm për Shqipërinë dhe mund të ndihmojë në rritjen e progresit në reformat strukturore, që janë shumë të nevojshme.
Fuqia punëtore e Shqipërisë po emigron, duke krijuar një pengesë të rëndë për ekonominë dhe bizneset. Sipas jush, sa shqetësuese është kjo situatë dhe çfarë duhet bërë nga qeveria dhe aktorët e tjerë për të frenuar ritmet e emigrimit?
Është e vërtetë që fluksi i qëndrueshëm dhe domethënës i emigrimit është burim shqetësimi. Përtej efektit negativ në produktivitet dhe rritjes potenciale afatgjatë, emigracioni ka gjithashtu implikime negative për të ardhurat nga taksat dhe koston e ofrimit të shërbimeve publike.
Ne mendojmë se një shkak rrënjësor i këtij migrimi të jashtëzakonshëm është i lidhur ngushtë me çështje strukturore më të gjera dhe afatgjatë në vend. Trajtimi i këtyre çështjeve strukturore, duke përfshirë përmirësimin e qeverisjes dhe institucioneve, frenimin e korrupsionit dhe adresimin e nevojave të zhvillimit njerëzor, si dhe investimin në kapitalin njerëzor, do të ndihmonte në uljen e emigrimit.
Përmasat relativisht të mëdha të ekonomisë informale në Shqipëri ndikojnë negativisht edhe elementet nxitëse në tregun vendas të punës, duke përkeqësuar më tej kushtet që nxisin emigracionin. Duke pasur parasysh përhapjen e informalitetit, trajtimi i tij do të kërkojë një qasje të shumanshme. Në raportin e fundit për Shqipërinë i kemi kushtuar vëmendje të veçantë informalitetit dhe reagimit të politikave.
Për momentin, ndërtimi po tërheq shumë investime në Shqipëri. Si e shihni këtë ecuri? Cilët janë sektorët më të qëndrueshëm për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë shqiptare dhe çfarë duhet bërë për t’i mbështetur dhe për t’i stimuluar ata? Cilët janë sektorët që konsideroni se kanë më shumë potencial për të investuar në të ardhmen?
Ndërtimi ka qenë me të vërtetë një kontribuues i madh në rritje në dy vitet e fundit. Duke pasur parasysh kontributin e tij në rritje në aktivitetet ekonomike dhe rritjen e financimit nga bankat dhe flukset e huaja, sektori i ndërtimit po bëhet një kanal i rëndësishëm për lidhjet makrofinanciare dhe mund të përbëjë rrezik për stabilitetin financiar, në rast të një korrigjimi të shpejtë të çmimeve.
Ne bëjmë thirrje për adresimin e boshllëqeve të rëndësishme të të dhënave për pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimin, si dhe rritjen e mbikëqyrjes së ndikimit të këtij sektori në stabilitetin financiar.
Duke shkuar përtej sektorëve specifikë, që mund të jenë shtytës potencialë kyç të rritjes afatgjatë, prioritet thelbësor është nxitja e një mjedisi biznesi që është i favorshëm për investime dhe më gjerësisht i gjithë aktivitetit ekonomik.
Në këtë kontekst, dëshirojmë të theksojmë se sistemi aktual i taksave në Shqipëri është kompleks dhe i fragmentuar dhe ndryshimet e shpeshta “ad hoc” kanë dëmtuar stabilitetin dhe transparencën e sistemit.
Ndërtimi i një sistemi tatimor më të drejtë, më efikas, më të thjeshtë dhe më transparent mund ta bëjë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja, ndërkohë që do të fuqizojë aktivitetin e brendshëm ekonomik, duke futur stimujt e duhur ekonomikë dhe duke u përballur me nivelin e lartë të informalitetit. Përvojat e vendeve kanë treguar se stimujt “ad hoc” tatimorë nuk i nxisin investimet.
Trajtimi i shumë prej çështjeve strukturore të kahershme, me të cilat përballet Shqipëria, do të jetë gjithashtu kritike për rritjen e potencialit ekonomik të vendit. Këto përfshijnë avancimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, reduktimin e korrupsionit, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve dhe forcimin e kornizës për luftën kundër parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Edhe ndryshimet klimatike të Shqipërinë kërkojnë përpjekje të bashkërenduara përshtatjeje.
Banka e Shqipërisë ka rritur, në mënyrë agresive, normën kryesore të REPO-s, ndërkohë që qeveria dhe Ministria e Financave janë të shqetësuara për rritjen e kostos së borxhit. Si e vlerësoni harmonizimin e politikave monetare dhe fiskale?
Inflacioni i ulët dhe i qëndrueshëm është thelbësor për stabilitetin makroekonomik dhe perspektivat afatgjatë të rritjes. Në mjedisin aktual të rritjes së çmimeve, nevojiten veprime vendimtare për të ulur inflacionin e lartë dhe për të mbajtur të ankoruara pritjet inflacioniste.
Ne mbështesim rritjen e normave të interesit të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë (BSH). Politika monetare duhet të vazhdojë të normalizohet, të reagojë me shpejtësi dhe të jetë e orientuar nga të dhënat. Pavarësia e Bankës Qendrore luan një rol kyç në sigurimin e besueshmërisë së politikës monetare.
Politika fiskale gjithashtu luan rol vendimtar. Konsolidimi fiskal më ambicioz do të ndihmonte në uljen e presioneve të kërkesës, do të zvogëlonte nevojën e politikës monetare për të rritur edhe më agresivisht normat e interesit, për të mbajtur nën kontroll inflacionin dhe për të forcuar konkurrencën e jashtme. Siç u përmend më lart, në këtë drejtim, Buxheti 2023 shënon një hap në drejtimin e duhur dhe mendojmë se garantohet konsolidim fiskal më ambicioz nga viti 2024.
FMN-ja ka theksuar, në mënyrë të përsëritur, rreziqet e PPP-ve, megjithatë qeveria mbetet e pashqetësuar dhe mungon një analizë e duhur e kostove dhe përfitimeve. Çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare për të kontrolluar dhe për të minimizuar rreziqet e PPP?
Ne mbetemi të shqetësuar për rreziqet e PPP-ve, të vlerësuara në rreth 40% të PBB-së së vitit 2022, bazuar në vlerën e kontratave të projekteve ekzistuese dhe atyre në proces. Kuadri për koordinimin dhe menaxhimin e PPP-ve vazhdon të vuajë nga dobësi të mëdha dhe mbetet e paqartë se sa të zgjeruara janë rreziqet fiskale.
Prioritet urgjent për Shqipërinë është përafrimi i kornizave të menaxhimit të PPP dhe investimeve publike, si dhe integrimi i tyre i plotë në ciklin normal të buxhetit.
Autoritetet gjithashtu duhet të forcojnë kapacitetet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për të luajtur rol efektiv në përzgjedhjen e projekteve të investimeve dhe për t’u angazhuar aktivisht në vlerësimin dhe monitorimin.
Të gjitha projektet e investimeve publike duhet t’u nënshtrohen kornizave të investimeve publike dhe prokurimit. Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve për të avancuar zbatimin e rekomandimeve të pazgjidhura nga Vlerësimi i Menaxhimit të Investimeve Publike 2016 (PIMA)./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38