Flash News

E-TJERA

Superiorja/ Partizani dhe Laçi ndahen në "paqe", të kuqtë s'përfitojnë 100% nga humbja e Vllaznisë

Superiorja/ Partizani dhe Laçi ndahen në "paqe", të

Partizani nuk ka arritur të marrë dot më shumë sesa një barazim 1-1 përballë Laçit në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”.

Ishin “demat e kuq” që gjetën të parët golin me anë të Eraldo Çinarit, përpara se ekipet t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes për pushimin midis pjesëve. Gjithsesi, kurbinasit nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e avantazhit me anë të Harmon Van Dejv në minutën e ’64.

Pavarësisht tentativave, kryeqytetasit nuk arritën të gjenin më rrugën e rrjetës duke ndarë kështu nga një pikë me kurbinasit.

Partizani humb kështu një mundësi të mirë për t’iu afruar edhe më shumë kreut pas hapit fals të Vllaznisë përballë. Pas përfundimit të javës së 21 të Katëgorisë Superiore, Partizani shkon në kuotën e 37 pikëve në vendin e dytë,   4 më pak sesa Vllaznia kryesuese. Ndërkohë Laçi shkon në kuotën e 36 pikëve duke u renditur i katërti në tabelën e klasifikimit.  

Të fundit