Flash News

E-TJERA

Superiorja/ Teuta mposht Tiranën në "Selman Stërmasi", fiton dhe Laçi e Bylisi

Superiorja/ Teuta mposht Tiranën në "Selman Stërmasi",

Janë zhvilluar tre ndeshjet e para të javës së 20-të të Kategorisë Superiore.

Teuta ka arritur të triumfojë me rezultatin 0-1 përballë Tiranës në “Selman Stërmasi”.  Goli i vetëm i takimit, që i dha tre pikë të arta durrsakëve, u realizua nga Lorenco Vila në minutën e ’21. Bardheblutë e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pas ndëshkimit me 2 kartonë të verdhë të Hoxhallarit.

Për kryeqytetasit ishte humbja e dytë radhazi, duke e bërë gjithnjë e më të pamundur misionin për titullin kampion, pasi aktualisht e shohin veten 14 pikë larg kreut. “Djemtë e Detit” aktualisht pozicionohen në vendin e dytë me 36 pikë.

Në ndeshjen tjetër Laçi vazhdon ecurinë pozitive, pasi sot ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Kastriotin. Golin për kurbinasit e realizoi Lushkja në fraksionin e parë të lojës, duke e çuar ekipin e tij në kuotën e 36 pikëve, po aq sa Teuta.

Dueli i mbijetesës, Apolonia-Bylis është mbyllur me fitoren 0-1 të ballshiotëve, të cilët tashmë e shohin veten në vendin e 8 të renditjes, ndërkohë që fierakët zbresin në pocionin e 9-të në tabelën e renditjes.

Nesër luhen dy duelet e tjera, Skënderbeu-Vllaznia dhe Kukësi-Partizani.

Të fundit