Flash News

E-TJERA

Surroi i jep një “mesazh” Shqipërisë: Përdorimi i Kosovës për qëllime të brendshme ka kosto

Surroi i jep një “mesazh” Shqipërisë: Përdorimi

Publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi deklaroi se përdorimi i Kosovës nga të tjerë për çështje të brendshme politike, duke iu referuar zhvillimeve në Shqipëri, e dëmtojnë atë në arenën ndërkombëtare.

Surroi tha për "Real Story" se ka një asimetri prandaj edhe Kosova do të përballet edhe për 2 apo 3 vjet me këto situata, si thirrjet në dhomat e specializuara.

"Jemi në një fazë kur përdorimi i Kosovës për qëllime të brendshme politke ka një kosto, të mos harrojmë që ndërkombtarisht ka një kosto. Brenda këto komisione mund të jenë pjesë e gallatës, por Human Rights Ëatch nuk e shikon në formë gallate.

Ne kemi një konflikt të papërfunduar Kosovë-Serbi se s’ka pikë pajtimi të ndërsjelltë të njohjes së shteteve, por Serbisë i është dhënë amnistia e përgjithshme ndaj ka kriminelë të luftës që flasin cdo ditë publikisht edhe në partinë e Vucic.

Ka strukturë ushtarake policore që janë përgjegjës për vrasje, ekzekutime, marrje kufomash dhe fshehjen e tyre. Kemi një asimetri prandaj edhe Kosova do të përballet edhe për 2 apo tre vjet më këto situata thirrje në dhomat e specializuara", tha Surroi.

Të fundit