Flash News

E-TJERA

Sylvinho para sfidës me Ishujt Faroe: Synojmë vetëm vendin e parë

Sylvinho para sfidës me Ishujt Faroe: Synojmë vetëm vendin e

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho zhvilloi një konferencë për shtyp, përpara takimit përmbyllës të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Ishujve Faroe të hënën.

Sylvinho tha se pavarësisht nivelit të rivalit dhe sigurimit të Europianit, lojtarët duhet të jenë të fokusuar për të marrë 3 pikët.

"Ne kemi edhe objektivin tjetër që është vendi i parë në grup, duhet të bëjmë një paraqitje të mirë dhe më pas të presim një pozitë më të mirë për shortin e dy dhjetorit. Është një ndeshje e vështirë, por jemi në kushte shumë të mira dhe ta mbyllinm me fitore këtë fushatë", tha Sylvinho.

Trajneri i kuqezinjve paralajmëroi ndryshime në formacion, teksa tha se duhej një skuadër më e freskët.

"Tifozët vijnë të festojnë, ne jemi në punë. Sa i përket ndryshimeve është pak e vështirë, djemtë vijnë vetëm pas një stërvitje rikuperuese, nuk ka pasur shumë kohë. Duhet të hedhim në fushë një skuadër më të freskët dhe do të ketë ndonjë ndryshim", u shpreh trajneri.

Të fundit