Flash News

E-TJERA

Sylvinho tregon emocionet e kualifikimit: Burim i jashtëzakonshëm kënaqësie

Sylvinho tregon emocionet e kualifikimit: Burim i jashtëzakonshëm

Shqipëria ka shkuar në Euro 2024 me trajnerin brazilian Sylvinho në krye.

Vetë trajneri ka pranuar se rrugëtimi ka qenë një kënaqësi e madhe dhe nëpërmjet një postimi në Instagram, ka shprehur emocionet e tij pas arritjes së objektivit të premten në darkë me barazimin në Moldavi si dhe ka falënderuar të gjithë ata që e bënë të mundur.

POSTIMI I SILVINJOS

“Lumturi dhe krenari e madhe. Sigurimi i një vendi në EURO 2024 është padiskutim realizimi i ëndrrës së shumë njerëzve, ëndrrës së një Kombi. Pjesëmarrja në një moment të tillë gëzimi për popullin shqiptar është një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie.

Faleminderit e mija shkojnë për shumë njerëz: për futbollistët, të cilët kuptuan dhe mbështetën idetë tona dhe gjithmonë luajtën me shpirt dhe zemër.

Për pjesëtarët e stafit teknik dhe administrativ, të cilët punuan intensivisht dhe u kujdesën për çdo detaj gjatë të gjithë këtij rrugëtimi.

Të fundit