Flash News

E-TJERA

Synojnë çerekfinalen, Franca dhe Belgjika publikojnë formacionet zyrtare

Synojnë çerekfinalen, Franca dhe Belgjika publikojnë

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Belgjikës kanë publikuar formacionet zyrtare para përballjes së tyre në kuadër të fazës së 1/8 së finales në Euro 2024.

Dy ekipet kombëtare do të luajnë ndaj njëra-tjetrës me fillim nga ora 18:00 në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit.

Kujtojmë se Franca ishte kualifikuar si e dyta e Grupit D me pesë pikë, kurse Belgjika zuri vendin e dytë në Grupin E me katër pikë.

Fituesi i këtij takimi do të luajë me fituesin e takimit Portugali-Slloveni ndeshje kjo e cila do të luhet me fillim nga ora 21:00.

Formacionet zyrtare:

Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Hernandez; Kante, Tchouameni, Rabiot; Griezmann, Thuram, Mbappe.

Belgjika: Casteels; Theate, Vertonghen, Faes, Castagne; Doku, Onana, Openda; Carrasco, Lukaku, De Bruyne.

Të fundit