Flash News

E-TJERA

Vdekjet nga Covid-19 më të larta nga sa raportohen, studim: Vdekshmëria në Shqipëri u rrit me afro 50%

Vdekjet nga Covid-19 më të larta nga sa raportohen, studim:

Gati 4.3 milion njerëz në mbarë botën kanë humbur jetën nga COVID-19,  që nga fillimi i pandemisë, sipas universitetit Johns Hopkins.

Edhe pse programet e vaksinimit bëjnë përparim të vazhdueshëm, vazhdon trajektorja rritëse për rastet e reja, shtrimet në spital dhe vdekjet.

Por shifra e universitetit amerikan nuk është përfundimtare pasi të dhënat nga vende të ndryshme dihet se janë ndikuar nga faktorë të tillë si kapaciteti i testimit dhe përkufizimet e ndryshme nga vendi në vend për atë që përbën një "vdekje nga COVID-19".

Si i tillë, numri zyrtar i vdekjeve besohet se është nën raportuar në mënyrë drastike. The Economist raportoi në maj se kishte rreth 7-13 milion më shumë, rreth dy deri në katër herë më të larta se shifra zyrtare.

Një studim i ri i botuar këtë javë në eLife Journal beson se ofron provat më bindëse deri më tani, për shifrat e vërteta të vdekshmërisë në secilin vend.

Pse kjo shifër konsiderohet më e saktë?

Autorët e studimit mblodhën të dhëna javore, mujore ose tremujore të vdekshmërisë nga 103 shtete nga viti 2015 deri në vitin 2019 për të ndërtuar një bazë të dhënash publike.

Nga kjo, ata ishin në gjendje të llogaritnin një shifër bazë për numrin e vdekjeve që secili vend do të priste të kishte në vitin 2020. Kjo më pas u krahasua me numrin e vdekjeve që i atribuohen COVID-19.

Vdekjet shtesë përtej atyre që zakonisht i atribuohen faktorëve të tillë si pleqëria, dhuna, aksidentet dhe kështu me radhë - konsiderohet gjerësisht si një tregues më objektiv i vdekjeve që i atribuohen pandemisë.

Vendet me normat më të ulëta të vdekshmërisë

5. Gjermania dhe Luksemburgu

4. Finlanda

2. Danimarka dhe Islanda

1. Norvegjia

Vendet me normat më të larta

4. Sllovakia, Republika Çeke dhe Kosova

3. San Marino

1. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria regjistruan një rritje prej 43% në bazën vjetore të vdekjeve. Shifrat zyrtare për Shqipërinë regjistruan 2,200 vdekje nga COVID, por kanë rezultuar 9,300 vdekje shtesë.

Burimi: Euronews

Të fundit