Flash News

E-TJERA

Viktimat nga moti i keq në Bosnje -Hercegovinë, reagon Begaj: Solidarizohemi me qytetarët e dëmtuar nga kjo katastrofë

Viktimat nga moti i keq në  Bosnje -Hercegovinë, reagon Begaj:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu keqardhjen e tij nëpërmjet një postimi në X për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin për viktimat nga përmbytjet dhe disa dhjetëra të zhdukur në krahinën e Jablanicës e disa zona të tjera në Bosnje dhe Hercegovinë.
I shpreh ngushëllime Presidentit Beqirovic dhe familjarëve të viktimave për humbjet nga kjo fatkeqësi natyrore!
Bashkoj lutjet e mia dhe ato të popullit shqiptar dhe solidarizohemi me qytetarët e dëmtuar rëndë nga kjo katastrofë natyrore”, - u shpreh Presidenti me anë të një postimi në platformën x.

Të fundit