Flash News

E-TJERA

"Ta varin në mes të Fierit"/ Familjarët e 8-vjeçarit s'largohen nga gjykata: Rama thotë nuk ka ligj me varje, pse mo kryeministër?

"Ta varin në mes të Fierit"/ Familjarët e

Familjarët e Mateo Vasiut kërkojnë dënim me vdekje për Klodian Çalamanin, i cili dhunoi dhe groposi dy ditë më parë 8-vjeçarin.

Ata presin që autori i krimit të shkojë në Gjykatën e Fierit dhe nuk janë larguar nga mjediset e këtij institucioni. Çalamani do të njihet sot me masën e sigurisë.

“Të varet ai mostër. Drejtësi për Mateon. Djalit iu pre ëndrra në mes. Në mes të Fierit ta varin. Ta varin. Ta shohim të gjithë", u shpreh nëna e 8-vjeçarit.

Referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama se nuk mund të rikthehet dënimi me vdekje, një familjare u shpreh se kjo situatë do të përsëritet. Ajo shtoi se burgu do të jetë si hotel për Çalamanin, duke theksuar se në shtëpinë e kishte në gjendje të rrënuar.

"Ja ky është shteti jonë. Varje, nuk varje për këta kriminelë? Në burg ai do jetë si hotel, me krevat, me ushqim, me dhomë. Ku futet në grop, ai engjëll, ai ishte një gonxhe e pa çelur, ai rritej dhe zbukurohej çdo ditë.

Të vijë një dorë e krimineli që të na marrë djalin, duam vetëm varje. Të çohet populli, se kemi dhimbje shumë të madhe, na qan zemra, se lotët na janë thanë, vetëm të hyni në zemrat tona.

Rama del dhe thotë nuk ka ligj me varje, po pse mo kryeministër, sot e bëri me ne, nesër dikur tjetër. Pse të lëndohemi ne, pse. I vari Sali Berisha dy, ishte shembull. Ky është shembulli, edhe vëllai im të jetë, le të varet në mes të Fierit", u shpreh një tjetër familjare.

 

Të fundit