Flash News

E-TJERA

“Ta vras familjen”, dënohet me burg 53-vjeçari që kërcënoi në Facebook Klement Zgurin

“Ta vras familjen”, dënohet me burg 53-vjeçari që

Gjykata e Tiranës ka dënuar një person i cili kërcënoi me jëtë kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klemet Zguri.

“Ta vras familjen m..”, ishte mesazhi që mbërriti në adresën e rrjetit social facebook të Klement Zgurit më 4 korrik 2019, kohë kur ai ushtronte detyrën e kryetarit të komisionit qendror të zgjedhjeve.

Euronews Albania shkruan se Gjykata e Tiranës e dënoi me 3 muaj burg 53-vjeçarin, pasi Zguri ka depozituar kallëzim në policinë e Tiranës, e cila nisi hetim për kanosje për shkak të detyrës dhe ndaj tij u rriten masat e sigurisë.

Kërcënimi kishte mbërritur në adresë të kryetarit të KQZ-pak minuta pas shpalljes së rezultateve të dy bashkive të vendit, për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

 

 

Të fundit