Flash News

E-TJERA

Tabaku: Ngrije komisionin për investitorët strategjik; Rama: A je në terezi? Investitorët do ikin nga ‘sytë këmbët’

Tabaku: Ngrije komisionin për investitorët strategjik; Rama: A je

 

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka replikuar me kryeministrin Edi Rama për projektin e Butrintit, në bashkëpunim me një fondacion shqiptaro-amerikan, ndërsa i ka ripërsëritur kërkesën për Komision Hetimor për investitorët strategjik.

Nga ana tjetër, Rama e ka hedhur poshtë këtë kërkesë, duke thënë se nëse do të ndodhte investitorët e huaj do të largoheshin menjëherë.

Tabaku: Askush nga Partia Demokratike nuk ka sulmuar fondin amerikan, në Butrint sot, Rama foli për çdo gjë, por veçse për Butrintin jo.

Ngrije komisionin për investitorët strategjik dhe aty do shohësh c’lidhje kanë këto vendime për zonat e mbrojtura, e thjeshtë është shumë,  këtu po diskutojmë për korrupsion, sa herë vjen një projekt ndiqni procedurën normale.

 E njëjta kompani që aplikoi në dhjetor të vitit 2020, dhe iu kthye përgjigje që është zonë e mbrojtur e se nuk mund t’i jepet për ndërtim strategjik.

Më pas mendimi ndryshoi. Debate sot duhet të ishte se përse zonat e mbrojtura jepen për ndërtime strategjike. Duhet diskutuar edhe se përse dosja u mbat sekrete, pse u krijua kjo paqartësi për qytetarët.

Që të eliminojmë çdo konfuzion të k rijuar, sigurisht që nuk mbron dot aferat korruptive, do t’i dalin të gjitha, sepse nuk i intereson fare Fondacioni, por vetëm ajo leja për investimet strategjike.

Rama: A jeni në terezi ajo, si mund të bëhet kjo, apo thjesht që investitorët të ikin nga sytë këmbët dhe të mos kthehen në Shqipëri, pa filluar punën. Kur bëhet fjalë për investitor strategjik të cilët kërkojnë, investojnë në private, këtu jemi në një fushë tjetër.

Flamurin e barbarisë e keni në sallë, e keni ju prej 30 vitesh që nuk iu ndahet nga koka, ato ndërtime pa leje nuk janë një ngjarje sporadike, janë një ideologji e tërë dhe Ksamili, ka qenë brenda kufijve të parkut, po doli se realiteti në terren ndryshoi, është e drejta e qeverisë që të heq një zonë, por që në këtë rast nuk ka ndodhur, pse ju shkon mendja te korrupsioni, ku këtu fare mirë mund të bëhet një debat.

Të fundit