Flash News

E-TJERA

Tabela/ Njihuni me parashikimin e motit përgjatë javës, kur pritet të rikthehen reshjet e shiut

 Tabela/ Njihuni me parashikimin e motit përgjatë javës, kur

Kjo javë, cila përkon dhe me ardhjen e dimrit meteorologjik do të mbartë me vete ndryshime nga dita në ditë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, deri në mesjavë do të mbizotërojnë vranësirat dhe kthjellimet. Më tej, reshjet e shiut do të bëhen të pranishme të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar kryesisht në jug të vendit. Reshjet e borës, do të rikthehen në male me intensitetet të ulët e lokalisht mesatar në alpe.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. Ditën e mërkurë deri 4 ballë.

Tabela/ Njihuni me parashikimin e motit përgjatë javës, kur

Të fundit