Flash News

E-TJERA

Tabelat, Shqipëria ndër vendet e fundit në botë për vaksinimin kundër Covid-19

Tabelat, Shqipëria ndër vendet e fundit në botë për
Foto ilustruese

Shqipëria është një ndër vendet e fundit në botë sa i përket numrit të personave të vaksinuar kundër koronavirusit.

Sipas të dhënave të faqes "Our World in Data", Shqipëra renditet larg vendeve të tjera. Në vendin tonë procesi i vaksinimit ka nisur më 11 janar dhe deri më sot janë kryer 14,295 vaksinime.

Në Shqipëri kanë mbërritur vaksinat nga kompania Pfizer, ndërsa është paralajmëruar se gjatë marsit do të mbërrijnë doza edhe nga Astra Zeneca.

Por ndërkohë që të dhënat nxjerrin se vendi ynë është me një përqindje të vogël të të vaksinuarëve nga Covid-19, kryeministri Edi Rama e ka "shitur" si sukses ecurinë e këtij procesi.

Në prononcimet lidhur me këtë çështje ai thekson se ka vende që ende nuk kanë nisur procesin e vaksinimit.

Një ditë më parë në vendin tonë mbërritën më shumë se 15 mijë doza vaksinash nga Pfizer. Kryeministri Rama tha se do të vijnë edhe 30 mijë të tjera në muajin prill.

Aktualisht në Shqipëri po vaksinohet bluzat e bardha dhe personat mbi 85 vjeç. Fushata është shtrirë në disa prej qyteteve të vendit. Ndërkohë situata me pandeminë paraqitetet shqetësuese, pasi shifrat e regjistruara javët e fundit janë tejet të larta.

Tabelat, Shqipëria ndër vendet e fundit në botë për

Tabelat, Shqipëria ndër vendet e fundit në botë për

Të fundit