Flash News

E-TJERA

Tragjedia në Gramsh, nxirren nga liqeni 4 trupat e pajetë të familjes

Tragjedia në Gramsh, nxirren nga liqeni 4 trupat e pajetë të


Polumbarët e RENEA-s kanë nxjerrë trupat e pajetë të 4 anëtarëve të një familje, që u mbytën në Liqenin e Banjës në Gramsh.

Fillimisht u gjet trupi i 46-vjeçarit dhe më pas trupat e tjera. Babai bashkë me dy djemtë e mitur dhe nipin e tij kishin shkuar në liqen për t'u larë, por nuk kishin dalë më nga uji.

Pranë liqenit u gjetë edhe sendet e tyre personale dhe dy motoçikleta.

Njoftimi:

Angazhimi maksimal e profesional i Polumbarëve të Reneas bëri të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të katër shtetasve të mbytur në liqen, mbasditen e sotme.

Polumbarët e Reneas pas rreth 90 minuta kërkimesh, në kushte të pafavorshme për shkak të errësirës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të 4 shtetasve, që u mbytën pasditen e sotme në liqenin e hidrocentralit të Banjës, ( 46-vjeçarit A. Z., të dy djemve të tij, R. Z., 19 vjeç dhe E. Z., 14 vjeç si dhe të 20-vjeçarit M. Z).

Të fundit