Flash News

E-TJERA

Mbi dy orë në SPAK, Saimir Tahiri kyç gojën për mediat

Mbi dy orë në SPAK, Saimir Tahiri kyç gojën për

Ka dalë nga SPAK pas 2 orë e 30 minutash ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Ai nuk ka dhënë detaje per gazetaret mbi atë se për çfarë u mor në pyetje, teksa la Prokurorinë e Posaçme i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.

 "Nuk kam asgjë për të thënë", tha i prerë ish ministri. 

 Tahiri u thirr nga prokurori Elvin Goga në lidhje me një hetim pasuror të nisur ndaj tij prej disa muajsh. 

Kujtojmë se ai ka vuajtur një dënim prej 3 vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre , ndërsa kjo ishte hera e parë që ai shfaqet në publik që prej daljes nga burgu.

 

Të fundit