Flash News

E-TJERA

Tahiri depoziton rekurs, kërkon pezullimin e dënimit me burg

Tahiri depoziton rekurs, kërkon pezullimin e dënimit me burg

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka depozituar rekurs pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit, ku kërkon pezullimin e dënimit me burg.

Gjykata në një njoftim konfirmon regjistrimin e rekursit të Saimir Tahirit. Bashkë me ish-ministrin, rekursin e ka paraqitur edhe Jaeld Çela, ish-drejtor i Policisë së Vlorës.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 26.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 79, datë 26.04.2022, paraqitur nga i pandehuri S.T., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg. Më herët ai i bëri kërkesë SPAK të pezullojë dënimin për trafik droge dhe grup kriminal.

Të fundit