Flash News

E-TJERA

Rama takim edhe në Britani? Manaj: Shpresoj që të mos përdorë profecitë e Sazan Gurit për anglishten

Rama takim edhe në Britani? Manaj: Shpresoj që të mos

Gazetari shqiptar Arben Manaj, i cili jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ka komentuar takimin e  kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe.

I ftuar në A2CNN, Manaj tha se ai nuk e di dhe se është një histori tjetër se çfarë mund t’i thotë Rama shqiptarëve të Britanisë së Madhe, por kishte një kërkesë për kreun e qeverisë shqiptare që, të mos shkonte pas profecisë së Sazan Gurit, i cili pak ditë më parë tha se: “anglishtja është një dibrançe e folur keq”.

“Shqiptarët vdesin në Angli dhe shteti nuk ka para t’i kthejë në shtëpi, por për evenimente politike ka. Se çfarë do t’u thotë Edi Rama shqiptarëve të Britanisë së Madhe, kjo është një histori tjetër.

Ne s’kemi shumë histori mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, por shpreson që Edi Rama të mos shkojë deri te Sazan Guri me ato profecitë që: “anglishtja është një dibrançe e folur keq”, u shpreh Arben Manaj

Të fundit