Flash News

E-TJERA

Takim me krerët e shtetit, senatori amerikan Steve Daines viziton Shqipërinë

Takim me krerët e shtetit, senatori amerikan Steve Daines viziton

Senatori amerikan Steve Daines do të vizitojë Shqipërinë këtë javë si pjesë e një udhëtimi rajonal me në fokus stabilitetin, sigurinë energjetike dhe konfliktin në zhvillim në Ukrainë.

Lajmin e ka bërë publike vetë Ambasada Amerikane nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ku dhe tregon detajet e vizitës së tij.

Daines do të takohet me ambasadoren amerikane Yuri Kim, kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe drejtues të tjerë politikë.

Ai do të vizitojë gjithashtu Bazën Ajrore të Kuçovës, e cila do të marrë mbi 58 milionë dollarë fonde të NATO-s për të modernizuar bazën për të mbështetur transportin ajror, logjistikën, policimin ajror dhe trajnimin e NATO-s.

Senatori Daines shërben në Komitetin e Financave të Senatit, në Komitetin për Bankat, Strehimin dhe Çështjet Urbane, në Komitetin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore dhe në Komitetin e Senatit për Çështjet Indiane

Të fundit