Flash News

E-TJERA

Takim me krerët e shtetit, shefja e OSBE-së viziton Tiranën në prag të zgjedhjeve

Takim me krerët e shtetit, shefja e OSBE-së viziton Tiranën

Helga Maria Schmid do të udhëtojë në Tiranë më datën 24 mars, ditën e nesërme, ku pritet të zhvillojë takime me zyrtarët e nivelit të lartë dhe stafin e OSBE-së.

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së do të takohet me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama,  ministren e Evropës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

Shmid do takojë gjithashtu dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfshirë përfaqësueset e Aleancës së Grave, si dhe shoqërinë civile. Ajo do të zhvillojë gjithashtu takime me kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis dhe ekipin e tij.

Më datë 24 Mars 2023 në orën 11:20, Schmid dhe ministrja e Jashtme Xhaçka do të zhvillojnë një konferencë për shtyp në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme.

Të fundit