Flash News

E-TJERA

Takimet elektorale, Përmeti nxjerr foton: Të mbledhësh mbi 100 persona në një ambient të mbyllur është krim

Takimet elektorale, Përmeti nxjerr foton: Të mbledhësh mbi 100
Deputeti Andi Përmeti

Deputeti Andi Përmeti ka postuar në Facebook një foto nga takimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Maliq, ku shihet një pjesëmarrje e lartë edhe pse në kushtet e pandemisë nuk lejohen grumbullime me më shumë se 10 persona.

Ai e ka cilësuar këtë takim, një papërgjegjshmëri nga ana e LSI-së, duke theksuar se grumbullime të tilla pa respektuar masat, rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve.

“Ky është një virus që vret dhe në kulmin e pandemisë, kur të infektuarit janë mbi 1000 në ditë, kur vdekjet janë në shifra shumë të larta dhe ka dyshime të arsyeshme se varianti britanik i virusit tashme ka mbërritur në Shqiperi të mbledhësh mbi 100 persona në një ambient të mbyllur është krim”, shkruan Përmeti.

Ky i fundit u bën thirrje partive të jenë të kujdesshme në takimet që do të zhvillojnë në fushatë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Kini mëshirë. Vërtet nga ai takim do merrni 1, 2, 100 ose mbase më shumë vota por me atë takim do keni marrë edhe jetë njerëzish”, thotë me tej deputeti.

 

Takimet elektorale, Përmeti nxjerr foton: Të mbledhësh mbi 100

Të fundit