Flash News

E-TJERA

Takimi Duka-Rama, reagon Liga Profesioniste: Kryeministri nuk ka dhënë asnjë përgjigje për kërkesat e klubeve

Takimi Duka-Rama, reagon Liga Profesioniste: Kryeministri nuk ka dhënë
Liga Profesioniste

Pas takimit Duka-Rama, Liga Profesioniste e Futbollit ka deklaruar zyrtarisht se kryeministri nuk ka kthyer asnjë përgjigjie lidhur me kërkesat e klubeve.

Nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare, Liga njofton se ditën e hënë datë 26.10.2020 ora 11:00, do të zhvillojë sërish mbledhje për të diskutuar dhe vendosur mbi hapat e mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Liga Profesioniste e Futbollit bën të ditur se akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e Qeverisë për kërkesat e saj dërguar Kryeministrit.

Në këto kushte, Liga do të mblidhet sërish ditën e hënë datë 26.10.2020 ora 11:00 në ambjentet e Stadiumit “Air Albania” për të diskutuar dhe vendosur mbi hapat e mëtejshme.

Liga Profesioniste e Futbollit

Tiranë më 24 Tetor 2020

Të fundit