All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Takimi i Blinken me krerët e drejtësisë, ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Nxisni besimin e publikut në ligj

All - Paragraf - 1

Takimi i Blinken me krerët e drejtësisë, ambasada e SHBA-ve

Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi i Sekretarit Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, me krerët e drejtësisë.

All - Paragraf - 3

Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se Blinken përsëriti angazhimin e SHBA-ve për reformën në drejtësi, të cilën thekson se nuk ka qenë as e shpejtë dhe as e përsosur.

Ndër të tjera, ambasada thekson veprimin e drejtësisë ndaj pandëshkueshmërisë.

"Sekretari i Shtetit Antony Blinken përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë dje. Megjithëse reforma nuk është e shpejtë, e përsosur, apo e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbetemi të palëkundura në mbështetjen tonë", shkruan ambasada.

Të fundit