Flash News

E-TJERA

Takimi i Ramës, Burimi: Nuk ka bërë asgjë për emigrantët, s'mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë

Takimi i Ramës, Burimi: Nuk ka bërë asgjë për

Analisti Genc Burimi komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama të dielën në Athinë.

I ftuar në News 24, ai tha se Rama nuk do të gjejë mbështetje tek diaspora.

Sipas tij, Rama nuk ka bërë asgjë për emigrantët, ndaj nuk mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë, pasi ky do të ishte një gabim i madh diplomatik.

Edi Rama nuk do gjejë mbështetje tek diaspora, nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Rama dëshiron t’i tregojë dhëmbët Greqisë, por kjo mund të ketë pasoja. Në raport me Greqinë, nuk besoj se Shqipëria ka fuqi. Shqipëria ndoshta mund t’i tregojë dhëmbët Brukselit sesa Greqisë. Pasi Serbia prsh e bën këtë, duke qenë afër Rusisë dhe Kinës, mund t’ja tregojë dhëmbët Brukselit”, tha Burimi.

 

Të fundit