Flash News

E-TJERA

Takimi i Ramës me diasporën, Nesho: Ishte gati t’i puthte dorën Greqisë

Takimi i Ramës me diasporën, Nesho: Ishte gati t’i puthte

Ish-diplomati Agim Nesho ka folur për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi.

I ftuar në Syri Tv, Nesho tha se takimet e tij janë të njëjta dhe ka si qëllim të tregojë lidershipin e tij. Nesho tha se takimi i Ramës kishte tone të qeta këtë herë dhe po mundohet mos të ketë kundërshtarë këto zgjedhje.

“Takimet e Ramës janë bërë bozë tani, që ai i fillon duke ju drejtuar identitetit kombëtarë të Shqiptarëve të cilët jetojnë për arsye të emigrimit ekonomik, sidomos në Greqi për ti bërë ata krenarë për të shkuarën e tyre.

Pastaj bën një retorikë për të treguar diferencën që ka lidershipi i tij dhe PS dhe kështu më vonë me pak mesazhe që kryesori ishte për një bashkëveprim me Greqinë.

Tani i duhet patjetër që Greqia të ketë një rol sa më konstruktiv në zhvillimin dhe diskutimin e kapitujve. Shqipëria është problematike, mund të ngrejë shumë probleme jo vetëm për Greqinë por edhe të influencojë në vende të tjera.

Në varësi të axhendës, tonet ndaj Greqisë ishin të ulta gati ti puthte dorën, dhe kërkon që përpara zgjedhjeve të 2025 mos të ketë kundërshtarë politikë”, u shpreh Nesho.

Të fundit