Flash News


E-TJERA

Takimi i Ramës në Himarë, Bushati: Banorët, si administrata që shkoi në Athinë

Takimi i Ramës në Himarë, Bushati: Banorët, si administrata

Analisti Andi Bushati komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama sot me banorët e Himarës, ku shpërndau edhe disa certifikata pronesie.

I ftuan në Syri TV Bushati tha se kryeministri ka nisur fushatën në Himarë për zgjedhjet lokale dhe nëse kjo do të kishte ndodhur në vendet perëndimorë, do të përbente një skandal.


“Banorët që ishin në takim me Ramës shpresoj mos të jenë si ata banorët e administratës që shkuan të merrni pjesë në mitingun e Athinës. Është shume herët për të diskutuar për këtë gjë.

Nuk pamë te shfaqja e Ramës atë shfaqjet që kemi parë në ndarjen e tapive në kohën e dikurshme që thonte eja ti o demokrat se po të bëj me shtëpi, ndërsa sot nuk kishte të tilla thirrje.

Po të flisnim për zgjedhjet në Danimarkë ose Suedi kjo do të përbente një skandal. Në zgjedhjet e fundit ashtu si doli në përgjime ku votat merreshin me banditë por shpërndarja e tapive është një nga gjërat e vogla duke e krahasuar me krimin”, tha Bushati.

Të fundit