Flash News

E-TJERA

Takimi me Jeffrey-n në rezidencën 37 mln paund: Kush është modelja shqiptare në dosjen “Epstein”?

Takimi me Jeffrey-n në rezidencën 37 mln paund: Kush është

Dosja “Epstein” ka tronditur shumë vende me përfshirjen e figurave të njohura të kinemasë, politikës, muzikës dhe shumë të tjera.

Së fundmi, publikimi i dosjes së famshme ka rikthyer në fokusin e mediave një modele shqiptare, Misse Beqiri. Siç shkruan “The Sun”, emri i 39-vjeçares është përfshirë në dokumentet e bëra publike së fundmi, ku rikujtohet një takim i vitit 2011 me Epstein, i cili më pas u përball me akuza të rënda për trafikim dhe shfrytëzim seksual.

Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e saj në e ri të “Ladies of London: The New Reign”, e cila përkon me përmendjen e saj në dokumente të lidhura me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke ndërthurur rikthimin televiziv me jehonën e një çështjeje që vijon të trazojë opinionin publik.

Burime pranë modeles shqiptare shprehen se përmendja e emrit në këto dokumente ka qenë një tronditje.

“Ajo ishte shumë e re kur e takoi dhe në atë kohë nuk e dinte kush ishte ai”, citohet të ketë thënë një person i afërt. Sipas të njëjtit burim, Beqiri ishte në fillimet e karrierës dhe kishte pranuar takimin pasi i ishin premtuar mundësi në fushën e modelingut. “Asgjë nuk ndodhi. Ajo sot pendohet që e takoi dhe ndjen keqardhje për viktimat, duke besuar se drejtësia duhet të vihet në vend”, thuhet më tej.

Raportimet theksojnë se Epstein kishte shfaqur interes të veçantë për modelen shqiptare. Ai i kishte propozuar një udhëtim me avion privat drejt Parisit për një sfilatë mode dhe kishte shprehur dëshirën t’i dhuronte një automjet luksoz me vlerë rreth 100 mijë paund.

Takimi i parë mes tyre thuhet se ishte zhvilluar në rezidencën e tij në Manhattan, me vlerë rreth 37 milionë paund. Brenda vilës shtatëkatëshe, Beqiri ishte habitur nga prania e një klase të improvizuar me banka shkollore, por kishte qëndruar me shpresën për të përfituar profesionalisht.

Ky takim kishte ndodhur vetëm pak muaj pasi Epstein kishte përfunduar një dënim prej 13 muajsh burg dhe një vit arrest shtëpie, pas vendimit të vitit 2008 për sigurimin e një të miture për prostitucion. Sipas një miku të saj, në atë periudhë Beqiri nuk kishte dijeni për dënimin e tij.

Misse Beqiri u bë e njohur ndërkombëtarisht edhe si bashkëshortja e ish-portierit të Manchester United, Anders Lindegaard, me të cilin u martua në vitin 2016. Nga kjo martesë ata kanë një djalë, Julian, 11 vjeç.

Më pas, ajo përjetoi një lidhje të trazuar me Jake Hall, që përfundoi përfundimisht në vitin 2021. Nga kjo marrëdhënie lindi vajza e tyre, River, 8 vjeç.

Një nga ngjarjet më të rënda në jetën e saj mbetet vrasja e vëllait, Flamur Beqiri, i cili u qëllua për vdekje jashtë banesës së tij në Battersea, në prag të Krishtlindjes 2019. Sipas gjykatës, ai ishte i përfshirë në krim të organizuar dhe kishte konflikte me grupe rivale në Skandinavi. Për këtë ngjarje, Anis Hemissi u dënua me burgim të përjetshëm, me minimum 35 vite.

Të fundit