Flash News

E-TJERA

Takimi me Merkel/ Kryeministri i Malit të Zi nuk u lejua të hyjë në Shqipëri se s’kishte test PCR? Reagon Endri Fuga: Udhëtoi me avion

Takimi me Merkel/ Kryeministri i Malit të Zi nuk u lejua të hyjë

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq u raportua sot se nuk është lejuar të hyjë në Shqipëri nga policia në rrugë tokësore përmes Hanit të Hotit për shkak se nuk kishte test PCR negativ, ndërsa ishte nisur të merrte pjesë në takimin me disa nga liderët e Ballkanit me kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë.

Lajmi u bë i ditur nga gazetari malazez, Aleksandar Brezar, i cili ka postuar një video në llogarinë e tij në Tëitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi.

“Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç me sa duket u kthye në kufirin shqiptar për të mos pasur një test të vlefshëm PCR ose një pasaportë vaksinimi, gjë që mund ta ndalojë atë të marrë pjesë në drekën e Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”- shkroi ai në Tëitter.

Megjithatë, në një postim të vetë kryeministrit në rrjetet sociale, ai shihet që ka marrë pjesë në takimin me Merkel.

“Në Tiranë me Kancelaren Merkel dhe liderët e Ballkanit Perëndimor. Një drekë pune do të fillojë së shpejti, në të cilën do të diskutohet bashkëpunimi rajonal. Ne u dëshirojmë sukses dhe prosperitet të gjithë fqinjëve. Një bashkëpunim rajonal i suksesshëm është shtylla e politikës së jashtme të Malit të Zi”, ka shkruar Krivokapic

Po ashtu, lidhur me këtë rast ka reaguar edhe drejtori i komunikimit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga.

Ai shkruan në tëitter se Krivokapic ka udhëtuar me avion drejt Rinasit.

Çudi se KM i Malit te Zi ka udhetuar me avion drejt e ne Rinas sot…”, shkruan Fuga.

 

 

 

 

Të fundit