Flash News

E-TJERA

Takimi me Metën në selinë e Partisë së Lirisë, Kim: Partitë politike të angazhohen në dialog konstruktiv

Takimi me Metën në selinë e Partisë së Lirisë,

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA shkruan se Kim përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE.

Më herët, Meta zbardhi bisedimet me ambasadoren amerikane. Kreu i PL-së tregoi se me Kim folën rreth bashkëpunimit të Partisë së Lirisë me SHBA-të, rritjen e partneritete me Shqipërinë si dhe përshpejtimin e reformave të rëndësishme.

“Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE”, shkroi Meta.

Të fundit