Flash News

E-TJERA

"Takimi me punonjësit e Bashkisë krim zgjedhor”, Rama-Berishës: Do ta përsëris

"Takimi me punonjësit e Bashkisë krim zgjedhor”,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave tëkreut të PD, Sali Berisha lidhur me takimin e djeshëm me punonjësit e Bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”.

Sipas Berishës, takimi i djeshëm ishte një krim zgjedhor, kurse lidhur me bonuesi për pensionistët tha se është shkelje e ligjit elektoral.

Në rrjetet sociale, Rama shkruan se 'krime' të tilla do t'i përsërisë, ndërsa i drejtohet opozitës si kënetë dhe përfaqësuesve të saj si bufa, zhaba e zhapikë që e ndjekin nga pas.

"Me paska denoncuar këneta për dy krime zgjedhore

E para paskam kryer krim me bonusin e pranverës për pensionistët, që është shpallur që vjet falë rritjes së fortë ekonomike dhe të ardhura që kanë kaluar parashikimet për 2024!

Krime të tilla për pensionistët kam ndërmend të kryej akoma, madje edhe më të rënda se ky i marsit dua t’i bëj, këtë vit dhe në vitet në vijim, kështu që këneta të bëjë denoncimet e veta, ndërsa pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë kënetës më 11 maj. E dyta paskam kryer krim në Sheshin Skënderbej me mbledhjen e punës me punonjësit e bashkisë që sapo kishin dalë nga puna. Ky është një tjetër krim që kam ndërmend ta përsëris, sepse në 16 maj Tirana do të mikpresë 46 udhëheqës të kontinentit europian dhe 8 lider të organizatave të mëdha si BE e NATO, kështu që ata punonjës kanë shumë punë për të bërë.

Natyrisht këneta ka bërë përsëri atë që bën qysh nga 1912 e asisoj edhe qëkur unë u shfaqa si djalli që ia mbylli rrugën e Tiranës e pastaj të Shqipërisë, bufit, zhabave, zhapikëve dhe zhgarravinave të saj, të cilët mua mund të vazhdojnë të më ndjekin nga pas, po Tiranën dhe Shqipërinë e kanë humbur përgjithmonë", shkruan Rama. 

Të fundit