Flash News

E-TJERA

Takimi në Ohër, Kurti tregon ofertën që i bëri Vuçiçit për Asociacionin e komunave serbe

Takimi në Ohër, Kurti tregon ofertën që i bëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kuri ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të reagojë lidhur me zbatimin e marrëveshjes së panënshkruar me Serbinë.

Në një konferencë për mediat, ai tha se në takimin e Ohrit kishte propozuar që Asociacioni të hartohej në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe aktgjykimit të Kushtetueses, si dhe në bazë të qëndrimit të Brukselit dhe Washingtonit, por lideri serb e ka refuzuar. 

"Unë kam bërë një ofertë konkrete duke iu thënë nëse pala serbe është dakord që të pranojë le të themi tri shtylla bazike: Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimin e Kushtetueses të 2015-ës  në njërën anë dhe në anën tjetër një qëndrim të Brukselit dhe një tjetër të ëashingtonit mbi atë të cilën është edhe nuk është Asociacioni, unë kam thënë që nëse janë dakord me këtë premisë unë jam i gatshëm ta shkruaj draftin e Asociacionit. Mirëpo, duhet njëherë të pajtohen me premisën. Nuk ka pasë dakordim që të përfillen këto tri shtylla”, tha ai. 

Të fundit