Flash News

E-TJERA

Takimi për "Mini-shengenin", diplomati: Një martesë interesash e tre vendeve, s'do të jetë afatgjatë

Takimi për "Mini-shengenin", diplomati: Një martesë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agmin Nesho komentoi takimin e udhëheqësve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në Shkup për nismën e quajtur “Balkani i hapur”.

Nesho e quajti këtë nismë si një “martesë interesash të tre vendeve”, ndërsa theksoi se nuk do të jetë afatgjatë. Duke e cilësuar një takim të panevojshëm, ai tha se mungesa e tregjeve nuk është problem, por se Serbia kërkon më shumë dominim.

Diplomati u shpreh për "A2 cnn" se kjo është një formë presioni për BE-në, pasi refuzoi çeljen e negociatave.

“Ishte një takim i panevojshëm. Mendoj se ka qenë një martesë interesash të tre vendeve që në pozicionet e caktuara kanë pasur objeksionet e tyre kundër Brukselit dhe BE në vonesën e integrimit.

Problemi nuk është në hapësirat e lira apo mungesës së tregjeve. Serbia mbetet e pakënaqur nga kushtet që BE i vë Serbisë për të mos patur hapësirat e saj dominuese, si dhe hapësirat e ndryshme gjeopolitike në Ballkan që mund të mundësojnë daljen e Serbisë së Madhe.

Të gjitha këto, së bashku me Tiranën zyrtare, që përfaqësohet nga Rama, i cili dështoi për hapjen e negociatave, u janë bashkuar kësaj iniciative, e cila nuk do të sjellë një produkt dhe nuk do të jetë afatgjatë”, tha Nesho.

Të fundit