Flash News

E-TJERA

Takimi me shefat e komisariateve/ Nano jep ultimatum: Kontroll i rreptë nga banesat te call center-at

Takimi me shefat e komisariateve/ Nano jep ultimatum: Kontroll i rreptë nga

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka zhvilluar një mbledhje në zyrën e tij me shefat dhe drejtorët e Komisariateve në Tiranë, ku në mesin e tyre ka qenë i pranishëm drejtori i ri i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika.

Mësohet se në fokus të takimit të Nanos me vartësit e tij, ka qenë jo vetëm shtimi i kontrolleve në 48 orët e fundit në kuadër të festës së Halloëeen-it, por edhe situata e rëndë e kriminalitetit në vend.

Nano ka qenë i prerë me porositë e tij kundrejt kolegëve teksa ka theksuar gatishmërinë e tyre në zbardhjen e ngjarjeve kriminale duke mbajtur nën vëzhgim personat e shpallur në kërkim, personave që qarkullojnë me armë pa leje, si dhe të shtohen kontrollet në qendrat ku kryhen veprim ari të paligjshme lloto sportive apo ushtrim prostitucioni.

Drejtori i Policisë së Shtetit i ka kërkuar Krimit Ekonomik të shtojë monitorimin për të gjithë call center-at që operrojnë në Tiranë, pas informacioneve që ka marrë nga disa shtetas se janë mashtruar përmes operatorëve shqiptarë të cilët iu premtojnë para në bursë.

Gjithashtu Nano ka kërkuar të ushtrohet një kontroll nëpër magazinat, shtëpitë me qera dhe vende të tjera që për shkak të konsumit të lartë të energjisë elektrike, dyshohet të ushtrojnë prodhimin e paligjshm të bitcoin-eve.

Mësohet se drejtoria e policisë së Tiranës ka kërkuar të shkëmbejë informacion me atë të Fierit, të Kavajës dhe të Niklës lidhur me ngjarjet e fundit kriminale përfshirë këtu atentatit ndaj biznesmenit Demir Backa dhe grabitjen e biznesmenti Nazmi Çangu.

 

 

Të fundit