Flash News

E-TJERA

Meta ndryshon qëndrim, shfaqet për herë të parë me maskë në publik

Meta ndryshon qëndrim, shfaqet për herë  të parë me

Ndryshe nga herët e tjera, kreu i shtetit Ilir Meta është shfaqur me maskë në konferencën me gazetarët në ambientet e presidnecës.  

Kujtojmë se sot, Meta u takua me drejtorin Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Dr.Hans Kluge.

Gjatë takimit mes tyre në presidencë, Meta sqaron se mes tyre është diskutuar situata e përkeqësuar nga covid-19 dhe nevojën për rritjen e buxhetit për sistemin shëndetësor, shtimin e numrit të testimeve apo kapaciteteve spitalore për trajtimin e të prekurve.

Po ashtu, kujtojmë se kryetarja e LSI, bashkëshortja e presidentit, Monika kryemadhi shfaqet kudo pa maskë, madje është gjobitur dy herë nga policia.

Të fundit