Flash News

E-TJERA

Takon 15 prokurorët e SPAK-ut, mesazhi i Kim: Hetim për këdo që pasurohet përmes krimit e korrupsionit dhe dëmton shqiptarët

Takon 15 prokurorët e SPAK-ut, mesazhi i Kim: Hetim për këdo

Ambasadorja Yuri Kim është takuar me 15 prokurorët e SPAK-ut. Takimi është zhvilluar ditën e djeshme, ku ajo iu ka shprehur vlerësimin për punën e bërë dhe ndjekjet penale që kanë rezultuar të suksesshme.

Në njoftimin e shpërndarë nga ambasada amerikane, Kim ka dhënë dhe një mesazh për pandëshkueshmërinë. Ajo thotë se askush nuk është mbi ligjin dhe se SPAK do të çojë para drejtësisë të gjithë ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurohen përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit.

"Së bashku, ata do të ndjekin penalisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund", thuhet në njoftim.

Kryediplomatja amerikane ka theksuar se bashkimi i 28 hetuesëve të BKH-së në luftën kundër krimit dhe korrupsionit është një lajm i mire. Sipas saj, kjo do të sigurojë ndërtimin e çështjeve të forta nga SPAK.

Deklaratat e ambasadores kanë qenë në qendër të vëmendjes pas shpalljes "non grata" nga DASH të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ajo ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj këtij të fundit dhe i kërkoi liderit të PD, Lulzim Bashës të distancohej nga ish-kryeministri.

Ky i fundit së bashku me familjen e tij është i ndaluar të shkojë në SHBA, pasi DASH e akuzon për korrupsion në kohën kur ka drejtuar vendin.

Berisha i ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar të publikohen prova, ndërsa tashmë është përfshirë në një aksion politik që nisi pas përjashtimit të tij nga PD.

Të fundit