Flash News

E-TJERA

Taksia përplaset me shtyllën në Vlorë, 5 të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Taksia përplaset me shtyllën në Vlorë, 5 të plagosur,

Një makinë ka humbur kontrollin në Vlorë e për pasojë janë plagosur pesë persona.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Nartë, ku një mjet tip “Benz” taksi është përplasur me shtyllën. Nga përplasja, u plagosën 5 pasagjerët që udhëtonin në mjet, mes tyre edhe dy fëmijë.

Të lënduarit janë dërguar për mjekim në spitalin e Vlorës. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit. Policia ka nisur hetimet.  

Të fundit