Flash News

E-TJERA

Taksisti humb jetën duke drejtuar mjetin në Tiranë, dyshimet e para

Taksisti humb jetën duke drejtuar mjetin në Tiranë, dyshimet e

Një taksist ka humbur jetën pasditen e sotme në Tiranë.

Sipas policisë, A. Z., 61 vjeç, fillimisht humbi ndjenjat duke drejtuar mjetin te mbikalimi te Kthesa e Kamzës.

Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.04.2023, rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit