Flash News

E-TJERA

"Tap" në timon përplasi këmbësoren dhe 4-vjeçarin, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë

"Tap" në timon përplasi këmbësoren dhe

Policia ka arrestuar një 45-vjeçar në Vlorë i cili, në gjendje të dehur ka përplasur me makinë një këmbësore, e cila po ecte së bashku me një 4-vjeçar. 

Njoftimi i policisë: 

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 06.04.2024, në aksin rrugor “Alikokë – Babicë e Madhe”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasen L. P., 52 vjeçe, bashkë me një 4-vjeçar (këmbësorë). Të dy këta shtetas janë jashtë rrezikut për jetën.”.

Të fundit