Flash News

E-TJERA

TAP nis punën, Kim: Hap strategjik, Shqipëria pjesë e arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë

TAP nis punën, Kim: Hap strategjik, Shqipëria pjesë e

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas përfundimit të gazsjellësit TAP në vendin tonë, i cili pritet të nisë punën nga muaji i ardhshëm.

Për diplomaten amerikane, ky është një hap i rëndësishëm dhe strategjik për Shqipërinë. 

Sipas Kim, transporti i gazit natyral përmes Shqipërisë e bën këtë të fundit pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë.

TAP do të transportojë gaz natyral nga Deti Kaspik për në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë duke e bërë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë= zgjedhje = siguri = pavarësi", shkruan Kim në Twitter.

Të fundit