Flash News

E-TJERA

Tare denoncon me emra: Për Butrintin janë marrë si ekspertë pastruesja dhe një pensionist që mbjell patate

Tare denoncon me emra: Për Butrintin janë marrë si ekspertë

Studiuesi Auron Tare denoncon se dy prej personave të marrë si ekspertë për menaxhimin e parkut të Butrintit nuk kanë asnjë lidhje me fushën.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Tare tha se si ekspertë konsultimi janë pastruesja e parkut dhe një pensionist.

“E kë kanë konsultuar për Butrintin? Është zonja Liri Shametaj, e njohim, është pastruese e Butrintit. Kam punuar me të, më bënte kafen, por është pastruese. Është Hasim Cana, është një pensionist që mbjell qepë dhe patate dhe është konsulent në planin e menaxhimit. Këta njerëz janë tallur me të gjithë ne që kemi dhënë kontributin tonë në Butrint,”-u shpreh ai.

 

Të fundit