Flash News

E-TJERA

Tare kap gafën në posterin e Ministrisë së Kulturës: O injorantë, ku dreqin jeni mbledhur të gjithë bashkë

Tare kap gafën në posterin e Ministrisë së Kulturës: O

Studiuesi Auron Tare ka denoncuar gafën nga Ministria e Kulturës, teksa kjo e fundit ka publikuar një poster ku njofton se në teatrin antik të Butrintit mbahet një dëgjesë publike mbi projektin “Qendra e vizitorëve në Butrint”. 

Tare thekson se në vend të termit 'Teatri Antik i Butrintit' është shkruar Teatri Kombëtar i Butrintit.

"Në këtë vend ku mjekët vrasin të sëmurët nuk ka mbetur më asgjë për tu suprizuar.

Megjithatë kur lexon një poster të tillë të paktën ne që merremi me Trashëgiminë Kulturore e kuptojmë se sa poshtë ka rënë ky Institucion i rëndësisë Kombëtare. Lexoni posterin qe ka nxjerre Ministria e Kultures dhe ku ka edhe logot e disa Institucioneve te tjera qe do te kryejne administrimin e Butrintit ne emer te popullit shqiptar.

Lexoni se cfarë injorantësh janë këta zyrtare dhe do te kuptoni se shkatërrimi i Institucioneve të Trashëgimisë me sa duket bëhet me një qëllim të caktuar.
Ministria e Kulturës, BMF ( që tingellon si ai stacioni i kengeve kitch me çingije) dhe ca të tjerë e quajnë Teatrin Antik të Butrintit një Teatër Kombëtar.
O injorantë po ku dreqin jeni mbledhur të gjithë bashkë se na kallët krupën me këto idiotësi.

Ju ka votuar edhe Parlamenti i Republikës që të talleni me Trashëgiminë. TURP", shkruan Tare.

Të fundit