Flash News

E-TJERA

Tare publikon fotot: Nderojmë më mirë pushtuesit sesa shqiptarët e vrarë për Shqipërinë

Tare publikon fotot: Nderojmë më mirë pushtuesit sesa

Studiuesi Auron Tare ka zgjedhur 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit për të sjellë një reflektim të fortë mbi mënyrën se si Shqipëria trajton kujtesën historike dhe të rënët e saj.

Në një postim të publikuar sot në rrjetet sociale, Tare shkruan se sa herë kalon pranë Varrezave të Dëshmorëve, i lind pyetja se si i nderon sot kombi shqiptar ata që ranë për lirinë dhe çështjen kombëtare.

Sipas tij, gjendja e varreve të dëshmorëve tregon një mungesë serioziteti dhe kujdesi, sidomos kur krahasohet me mënyrën se si shtetet fqinje apo vendet ndërluftuese kanë ngritur dhe mirëmbajtur varrezat e ushtarëve të tyre në territorin shqiptar.

 “Pushtues i vrarë në Shqipëri apo shqiptar i vrarë për Shqipëri?”
Nesër është 29 Nëntori (dita e çlirimit), e cila tashmë si traditë përkujtohet veçmas: ca më 28-të e ca më 29-të.
Me lule në dorë, me kurora, ata të 29-s do t’i drejtohen Varrezave të Dëshmorëve, ku kolegët e 28-s i kanë vendosur një ditë më parë.
Nuk e di nëse të dyja grupimet, me të vërtetë shkojnë në varreza nga halli (dmth. për politikë), apo si një ditë reflektimi për çështjen kombëtare.
Ndërkohë, shpesh, kur më bie rruga afër apo pranë Varrezave të Dëshmorëve të Shqipërisë, i kam bërë vetes pyetjen se si kombi ynë i nderon të rënët e vet.
Për t’iu përgjigjur kësaj dileme, mjafton të shikosh gjendjen e varreve të të rënëve për çështjen shqiptare.
Pastaj shikon se si fqinjët tanë apo kombet ndërluftuese ndër vite kanë ngritur varrezat e të rënëve të tyre në tokën tonë për të kuptuar se sa seriozë jemi ne me të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për çështjen kombëtare.
Pamjet flasin vetë: me sa duket, sindroma e servilizmit politik kombëtar na ka bërë që të nderohesh më mirë nëse je pushtues i vrarë në Shqipëri sesa shqiptar i vrarë për Shqipëri", shkruan Tare. 

Të fundit