Flash News

E-TJERA

Tarifat e Trump, Buxhuku: Mundësi e artë për Shqipërinë dhe Kosovën

Tarifat e Trump, Buxhuku: Mundësi e artë për Shqipërinë

Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku ka treguar se si ndikon në Shqipëri dhe Kosovë vendosja e tarifave të reja globale nga presidenti amerikan Donald Trump.

Duke folur në News 24, ai e ka e cilësuar situatën si një mundësi të artë për të dyja vendet. 

“Me lëvizjet e Trump për ndryshimin e politikave tregtare botërore do të rifillojë një riformim i tregut,” u shpreh Buxhuku.

“Shqipëria dhe Kosova kanë aktualisht dy herë më pak tarifa doganore se Bashkimi Europian dhe deri në 3.7 herë më pak se vendet e rajonit, përfshirë Turqinë”, theksoi ai.

Sipas tij, ky avantazh tarifor duhet të shfrytëzohet për të tërhequr prodhuesit evropianë që kërkojnë hyrje më të lehtësuar në tregun amerikan.

“Ky është momenti që ekonomitë tona të bëjnë thirrje kompanive evropiane për të zhvendosur prodhimin e tyre në Shqipëri dhe Kosovë, duke përfituar nga avantazhet që ofrojnë për tregtinë me SHBA-të,” shtoi ai.

Të fundit