Flash News

E-TJERA

Tatuazh me portretin e politikanit serb, UEFA paralajmëron lojtarin e AEK-ut

Tatuazh me portretin e politikanit serb, UEFA paralajmëron lojtarin e
Në foto/ Onjen Vranjes

Në jo pak raste futbollistët bien pre e skandaleve raciste. Së fundmi, protagonist i skandaleve raciste është bërë një lojtar grek i AEK-ut.

Onjen Vranjes, 31 vjeç, është paralajmëruar nga UEFA se do të përjashtohet nga kampionati i Kupës së Evropës, si shkak i një tatuazhi në krahun e djathtë të Vranjes.

Tatuazhi pasqyron portetin e Momcilo Dujiç, një politikan dhe prift serb që bashkëpunoi me pushtuesit italianë dhe nazistë në Luftën e Dytë Botërore duke kryer disa masakra në dëm të popullsisë së Bosnje Hercegovinës.

Tatuazh me portretin e politikanit serb, UEFA paralajmëron lojtarin e

Kjo është cilësuar nga organet e larta të futbollit si një mesazh i gabuar dhe që nxit publikun të ndërmarrë reagime të dhunshme.

Kështu, UEFA ka paralajmëruar Vranjën dhe skuarën që krahu i portierit të jetë i mbuluar, në të kundërt do të ndërmerren sanksione ndaj tij.

Të fundit