Flash News

E-TJERA

Taulant Balla vaksinohet me "AstraZeneca" dhe iu bën thirrje qytetarëve për t'u vaksinuar

Taulant Balla vaksinohet me "AstraZeneca" dhe iu bën thirrje

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka bërë vaksinën anticovid "AstraZeneca", teksa sot dhe nesër Ministria e Shëndetësisë ka hapur fushatë për vaksinimin masiv për të gjithë personat +18 vjeç.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla iu bën thirrje qytetarëve që të paraqiten në pikat më të afërta të vaksinimit për të bërë vaksinën.

Postimi i Ballës:

Qendra e Vaksinimit Elbasan – Falë vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, sot dhe nesër janë Ditët e Hapura të Vaksinimit. U paraqita dhe unë në një nga qendrat e vaksinimit në Elbasan dhe u vaksinova me vaksinën Astra Zeneca. Nëse jeni +18 vjeç, shkoni sot dhe nesër në pikën më të afërt të vaksinimit, me kartën e identitetit, për t’u vaksinuar e mbrojtur nga #Covid19.
???? Qendrat e vaksinimit janë të hapura nga ora 08:00-20:00????
https://shendetesia.gov.al/qendrat-e-vaksinimit-te-hapur/
#MbroShëndetin????
#ShqipëriaBuzëqesh????

Të fundit