Flash News

E-TJERA

Tavë krapi, byrek me fasule, çfarë hëngrën zyrtarët e UEFA-s dhe VIP-at në finalen e Conference League

Tavë krapi, byrek me fasule, çfarë hëngrën

Nga byreku me fasule, te tava e kosit apo jufkat e Dibrës ishin disa nga pjatat që konsumuan zyrtarët e UEFA-s dhe VIP-at në finalen e Conference League në Tiranë.

Panoramasport.al ka zbardhur menynë që iu servir zyrtarëve të UEFA-s dhe të ftuarve specialë për finalen e Roma-Feyenoord.

ANTIPASTA E PARË

Karpaço levreku nga Lezha dhe açuget me krem perimesh.

ANTIPASTA E DYTË

Tavë krapi nga Shkodra me petë misri.

PJATË E PARË

Byrek tradicional me fasule të bardha nga Kallmeti dhe kërpudha nga Puka.

PJATË E DYTË

Pulë me jufka Dibre

PJATË E TRETË

Tavë kosi tradicionale me mish qengji dhe shafran Elbasani. Lule çikore me vaj ulliri nga Rapsodia. Djathë me çaj mali shqiptar dhe piper djegës nga Zadrima. Lëng shege të egër nga Mrizi.

ËMBËLSIRA

Kasatë e butë parfe me fruta pylli nga Divjaka.

Të fundit