Flash News

E-TJERA

Të ardhurat për frymë u rritën me mbi 4% në 10 vjet, kur pritet të arrijë Shqipëria në nivelin e BE-së

Të ardhurat për frymë u rritën me mbi 4% në 10 vjet,

Të ardhurat për frymë në Shqipëri mbeten larg nivelit të vendeve të Bashkimit Europian. Në periudhën kohore 2000 – 2020 Shqipëria ka shënuar rritje me bazë vjetore të ardhurave për frymë, mesatarisht 4.3 % në vit.

Nëse ndërtohet një skenar optimist, Shqipëria do të përafrojë nivelin e të ardhurave të saj për frymë, me nivelin mesatar të BE-së në vitin 2060. Niveli i të ardhurave për frymë të Shqipërisë dhe i mesatares së BE, në pikën e konvergjencës do të jetë 73 311 USD.

Me skenarin bazë, na rezulton se Shqipëria do të arrijë mesataren e të ardhurave për frymë BE, në vitin 2078, me nivelin e të ardhurave 61 195 $/frymë. Ky skenar është bazuar në mesataren e rritjes së të ardhurave për frymë për vitet 2000 – 2020.

Të ardhurat mesatare për frymë në Shqipëri në vitin 2020 ishin 6.5 herë më të ulëta se në vendet anëtare të BE. Në këtë parashikim të “Open Data Albania” nuk përfshihen efekte, të cilat mund të vijnë për shkaqe që lidhen me kriza ekonomike apo faktorë të tjerë që ndikojnë te ekonomia.

Të fundit